Skandali me pagat; 4 të arrestuar, 2 specialistë të IT te Tatimet dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve, raporton News 24.

Nga hetimet Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 4 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve.

Nga të arrestuarit dy prej tyre janë specialistë të IT te Drejtoria e Tatimeve dhe 2 janë bashkëpunëtorë të tyre. Të arrestuarit kanë patur akses në sistemin e dhënave dhe kanë shkarkuar të listën dhe më pas e kanë shpërndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë kanë shpërndarë në mënyrë të pautorizuar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?