Skandali në Butrint, deputeti i PS kundër Kumbaros: Prek interesin publik
Ka nisur seanca e Komisionit parlamentar të Medias në Kuvend ku po ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po raporton për skandalin e ndërtimeve në parkun e Butrintit. Drejtuesja e komisionit, deputetja e PD, Albana Vokshi i kërkoi Kumbaros të ndërprerë menjëherë punimet. Vokshi tha gjithashtu se Kumbaro nuk i ka vënë në dispozicion komisionit të medias komunikimin e Ministrisë së Kulturës me UNECSCO-n.
Ndërkohë, kundër Kumbaros për atë që po ndodh në Butrint është rreshtuar edhe deputeti i PS në Sarandë, Alket Hyseni. Ai tha se ka një shqetësim real dhe të drejtë të qytetarëve për ndërtimin brenda parkut të Butrintit. “Kjo është një çështje sensitive, prek interesin e qytetarëve”, tha Hyseni.
Debate në komision pati edhe për pengimin e gazetarit të Report Tv që të futej në Parkun e Butrintit. Kumbaro tha se për filmimin e pasurive kulturore duhet leje, ndërsa Vokshi i kujtoi ministres se gazetari nuk ka pasur kamera me vete. Ajo i kërkoi ministres t’i kërkojë ndjesë publike gazetarit dhe Report Tv.
Raportimi i Kumbaros te Media
Albana Vokshi: Kumbaro s’na ka sjellë komunikimin me UNESCO-n. Ndërprisni tani punimet dhe vijojmë dëgjesën për atë që po ndodh në Butrint.
Luçiano Boçi: Të ndërprisni menjëherë punimet dhe seancën dëgjimore e zhvillojmë edhe në një mbledhje tjetër, kur ju të jeni gati.
Alket Hyseni: Kjo është një çështje sensitive, prek interesin e qytetarëve.
Vokshi-Kumaros: Nuk lejuat gazetarin e Report Tv të futej në parkun e Butrintit.
Mirela Kumbaro: Ka pasur një incident me gazetarin e Report Tv. Për filmimin dhe fotografimin e pasurive kulturore, të kërkohet leja e autoritetit që e administron. Ne kemi dhënë pafund leje nga BBC, CNN e deri te më të vegjlit.
Albana Vokshi: Gazetari nuk ka pasur kamera. Sot ju duhet t’i kërkonit ndjesë gazetarit dhe medias.
Mireal Kumbaro: S’kam asnjë lloj shqetësimi për këtë gjë.
Albana Vokshi: Ky është rast i paprecedentë.
Fidel Ylli: Problemi është i ndjeshëm edhe për ne. Nëse ka shkelur ligjin nuk ka ku shkon as ministri e askush. Nëse ligji është shkelur unë do jem në krahun e asaj pjese që është për informimin publik.
Burime: Policia pezulloi punimet në Butrint, urdhri u injorua
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se policia ka pezulluar punimet brenda parkut të Butrintit në datën 2 tetor. I njëjti burim bën të ditur se edhe pse ka pasur një urdhër pas ngritjes së shqetësimit publik, sërish punimet kanë vijuar dhe pezullimi i vendosur nga policia është injoruar. Nuk dihet ende se cili autoritet i Ministrisë së Kulturës apo Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore shpërfilli urdhrin e policisë dhe lejoi të vijohej masakra në pasurinë kulturore më të çmuar të shqiptarëve, Parkun e Butrintit i cili daton që në shekullin e VII-VIII përpara Krishtit. Punimet në parkun e Butrintit vijojnw edhe sot e kwsaj dite.
Skandali në Parkun arkeologjik të Butrintit
Report Tv solli një ditë më parë përgjigjen e drejtoreshës së Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, e cila tha se Ministria e Kulturës nuk është konsultuar këtë ndërtim, madje e kishte marrë vesh në fund të javës së kaluar. Por, para kësaj deklarate, Ministrja Mirela Kumbaro pretendoi se ishte konsultuar për gjithçka me UNESCO. Ndërkohë ditën e djeshme administrata e Parkut Arkeologjik e ka ndaluar gazetarin, edhe si vizitor për të prerë biletë të rregullt, ndonëse ai ka kërkuar të paguajë.
Shitësi i biletave i ka thënë gazetarit të Report Tv se ka urdhër për të mos e lejuar atë të hyjë në ambientet e parkut, ku po kryhen ndërtimet. Pas kësaj, gazetari është nxjerrë jashtë rrethimit nga roja i parkut.
Live nga Kryesia e Kuvendit
Report Tv
KOHA JONË SONDAZH

