FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali në Butrint, PD-Kumbaros: Ndalo urgjent ndërtimet

Një skandal po konsiderohet situata në parkun arkeologjik të Butrintit. Mbi ndërtimet e lejuara nga Ministria e Kulturës, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka kërkuar sqarimin e plotë nga Mirela Kumbaro. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Vokshi u shpreh se PD po ndjek me vëmendje debatim për ndërtimet dhe tha se arkeologë e profesionistë të fushës kanë denoncuar këtë vendim.

“PD po ndjek me vëmendje debatin për ndërtimet e lejuara nga Mirela Kumbaro brenda parkut arkeologjik të Butrintit. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashgëimisë së njeriut. Ai ka mbrojtje nga UNESCO që nga 1992. Arkeologë e profesionistë të fushës kanë denoncuar vendimet e marra për një ndërtim nga Kumbaro pranë një muri prehistorik që daton në muajin e 7 para Krishtit ku ndërtimet janë të ndaluara”,-u shpreh Vokshi.

Më tej deputetja e PD-së theksoi se procedurat e lejimit janë në shkelje të plotë të ligjit dhe i shtroi disa pyetje ministres për të bërë transparencë të plotë për çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Proceduart e lejimit janë në shkelje të plotë të ligjit dhe janë bërë brenda dy javëve. Pyesim ministren ç’është ky nxitim kaq i madh nga aprovimi, pse ministria refuzon të bëjë publik planin, sa është kostoja, a janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llaçit e ndërtimit, cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do e menaxhojë? A është aferë korruptive që do shkatërrojë vlerat e trashëgimisë kulturore për klientelën e qeverisë?,” pyeti Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e komisionit të medias, i bëri thirrje Kumbaros që të ndalojë në mënyrë urgjente çdo ndërtim. “Ndalo në mënyrë urgjente çdo ndërtim deri në sqarim të plotë të gjithë kësaj çështje. Ne deputetët e PD kemi kërkuar dëgjesë urgjente me ministren Kumbaro nesër në orën 17’. Rast skandaloz,” tha Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?