Skenar i PD? Bardhi: Si do të zhvillohet protesta të shtunën
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një lidhje direkte për “Opinion” tha se protesta e 16 Marsit do të jetë e ngjashme me atë të 16 shkurtit. Në emisionin Opinion, ai deklaroi se protesta do të mbahet përpara Kryeministrisë por sa do të zgjasë nuk dihet.
“Janë të ftuar të gjithë qytetarët që kanë një problem me qeverinë. Do jetë një protestë e ngjashme me atë të 16 shkurtit, ku çdo qytetarë është i ftuar. Bashkimi i qytetarëve nuk bëhet me skenarë, është një protestë. Nuk është ecje në Bulevard. Do të jetë një protestë që do zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë. Se sa do të zgjasë do ta vendosim me qytetarët ditën e protestës”, tha Bardhi.
I pyetur nëse do të ketë një skenar nga PD u shpreh: “Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur, kemi marrë një vendim politik për të mos qenë më pjesë e Parlamentit, bashkë me qytetarët do krijojmë një axhendë. Ne jemi në takime të përditshme. Të gjithë drejtuesit politik janë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në takime. Ajo që ne jemi duke bërë është që axhendën tonë politike e kemi përputhur me atë të qytetarëve”.
Sipas tij opozita, nuk ndikohet nga presioni ndërkombëtar. “Presioni i vetëm që do na vinte në vështirësi do të ishte ai i qytetarëve, që aksioni ynë nuk do të përputhje me atë të qytetarëve. Në të kundër jemi shumë komodë në pozicionin tonë”.
Po ashtu Bardhi tha se në protestë nuk do të ketë dhunë. “Detyra jonë si organizatorë është ti garantojmë siguri çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Në çdo protestë asnjë qytetarë, apo punonjës policie nuk është lënduar. Ka patur një skenar nga qeveria për provokim që krijojnë rritim. Ne jemi aty për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Nuk kemi dashur kurrë të futemi në godinën e Kryeministrisë dhe as të ushtojmë dhunë ndaj policisë”.
KOHA JONË SONDAZH

