Skenarët pas dorëheqjes së Kryeministrit Renzi

Matteo Renzi ka humbur në referendumin kushtetues që kërkonte kufizimin e pushtetit të senatit dhe një stabilitet më të madh për qeverisjet në Itali. Pas kësaj humbjeje me 20 % diferencë (60-40) ai paralajmëroi se këtë të hënë do të mbledhe këshillin e ministrave dhe do ti dorëzojë presidentit Matarella dorëheqjen e tij.

Po cilët janë skenarët pas kësaj që ndodhi.

Huffington Post jep disa variante”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthim si kryeministër

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ka shpallur largimin dhe ka deklaruar se ekperienca e tij si kryeministër mbaroi, Renzi ka pak gjasa të qëndrojë në kët post. Vetëm nëse presidenti Matarella nuk e pranon dorëheqjen e paraqitur dhe i kërkon atij të formojë një qeveri të re. Në këtë rast ai do të kërkonte mbështetjen e shumicës aktuale ose do të krijonte një koalicion të ri me Forca Italia të Berlucsonit 80 vjecar, i cili e la pak ditë më parë një dritë të hapur për këtë. Megjithëatë ky version është pak i mundshëm.

Krijim i një qeverie teknike

Ky duket skenari më i mundshëm. Që presidenti mattarella të emërojë një qeveri të re të mbështetur nga shumica aktuale ose nga një mazhorancë më e gjërë. Emrat e shefave të kësaj qeverie kanë filluar të qarkullojnë: që nga ministry i Financave Carlo Padoan e deri tek kryetari i parlamentit Pietro Grasso. Një qeveri e tillë do të kishte për detyrë të miratonte buxhetin e vitit 2017, të ndryshonte ligjin elektorale dhe pse jo të synonte të përfundonte mandatin deri në shkurt 2018. Por një hipotezë e tillë kundërshtohet nga lëvizja populiste 5 yjet e Beppe Grillos që tani gjendet më mirë se kurrë në saondazhe dhe kërkon zgjedhje të menjëhershme.

Shpërndarja e menjëhershme e parlamentit

Kjo mundësi duket e vogël sepse reforma elektorale që është kryer së fundi do të kishte kuptim vetëm me miratimin e kushtetutës që u hodh poshtë me referendum. Shpërndarjen e parlamentit e kërkon me forcë lëvizja 5 yjet që del fituese në sondazhe por ajo kundërshtohet nga pjesa më e madhe e forcave politike pikërisht për këtë shkak.

Në këtë pikë i vetmi arbitër mbetet presidenti Matarella i cili duhet të shohen nëse pas humbjes në referendumin e së dielës, ka apo jo akoma një shumicë qeverisëse.

Referendumi i djeshëm u pa si një barometër i ndjenjave anti-establishment në Europë. Renzi kishte paralajmëruar se nëse humbiste do të jepte dorëheqjen megjithëse në ditët e fundit, kur pa sondazhet ai ndryshoi qëndrim duke deklaruar se kish bërë gabim që e kishte personalizuar shumë fushatën. Por ai ka thene se do te largohet ne ora 00 30 te se henes.

Ky rrezultat konsiderohet si një fitore e madhe për lëvizjen anti sistem 5 yjet të Bepe Grilos dhe për ksonofobët e Lega Nord të Mateo Salvinit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?