Skenari i VETO-s së Athinës që u paralajmërua dy javë më parë

Në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është diskutuar raporti për Shqipërinë.

Por ajo që ra në sy në punimet e sotme ishte qëndrimi i ashpër i europarlamëntarëve grekë, të cilët u duk sikur kanë zbrazur gjithë zemërimin në këtë komitet duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret.

Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Sipërinë ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk ka përmirësime”- u shpreh eurodeputeti grek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër kriteret që ata kanë përmendur kanë qënë respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës.

Një eurodeputete greke ka ngritur pretendimin se 19 familjeve minoritare Shqipëria u ka dhënë vetëm 5 ditë kohë për të lënë banesat, që më pas, sipas saj, do të prisheshin pa leje.

“19 familjeve te minoritetit grek iu janë lënë vetëm 5 dite për të lënë banesat e tyre në kuadër të një reforme territoriale. Shqipëria duhet ti respektojë të drejtat e minoritetit dhe ato të pronës. Shqipëria ka detyrim të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët”, tha ajo.

Gjithashtu, eurodeputetët grekë thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së madhe pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Paralajmerimi

Më shumë se dy javë më parë, saktësisht në 11 nëntor, në një kohë që nuk ka ende një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE, mediat greke duke iu referuar burimeve të tyre diplomatike raportuan se Athina po shqyrton vendosjen e vetos ndaj vendit tonë.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se nuk ka ende datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në raportin e fundit të BE-së.

Raporti i progresit është shkruar në një stil të kujdesshëm në një mënyrë që lejon në Tiranë optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë, por nuk ka datë për negociata.

Gjithashtu, ka shumë “njolla gri” për liberalizimin e ekonomisë si dhe mangësi serioze në fushën e krimit të organizuar, të cilat përbëjnë një hap prapa.

Marrëdhëniet me Greqinë janë klasifikuar si “përgjithësisht pozitive, me vizita të shpeshta të zyrtareve të nivelit të lartë”.

Aty theksohet vizita e fundit (qershor) e Ministrit të Jashtëm grek Kotzia ne Tiranë, ku, siç u përmend, “të dy vendet diskutuan për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për trajtimin e çështjeve dypalëshe.”

Burimet diplomatike në Athinë raportojnë se çështjet do të gjykohen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (në nivel të Ministrave të Jashtëm të BE-së), që do të mbahet në fillim të dhjetorit.

Pastaj, këto propozime do të diskutohen disa ditë më vonë në Samitin e Dhjetorit.

Vëzhgues me përvojë kanë theksuar se axhenda është aq e komplikuar sa është e vështirë për të marrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim.

Para marrjes së ndonjë diskutimi të tillë, Athina është e vendosur të vërë në tavolinë një numër çështjesh, kryesisht atë të qëndrimit të qeverisë shqiptare me minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri, veçanërisht me rastin e 19 shembjes së banesave të tyre në Himarë.

“Në Athinë, perspektiva e vetos nuk është aspak e këndshme, por burime sugjerojnë se, ajo do të vihet nëse kjo është e nevojshme dhe nëse nuk tregohet me vepra vullneti për fqinjësi të mirë”- paralajmëroi gazeta greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?