Socialistja: Nuk ka nevojë PS-ja për skllevër
Irena Beqiraj sot e ka “zhveshur” kryeministrin, duke treguar publikut dhe sidomos socialistëve se ai është arrogant, jo bashkëpunues, bile dhunues.
E pyetur se “Çfarë mesazhi ke për dikë që mund të mendojë se Rama u dha mundësinë shumë vetëve, siç ndodhi edhe me ju. Pra, sa parimor dhe jopersonal është qëndrimi juaj, ose dhe i të tjerëve qe janë kritike brenda PS?”, ajo u përgjigje se me “Z. Rama më besoi detyra për të cilat punova me përkushtim. Mirënjohja ime nuk do të mungojë kurrë për këtë. Por në të njëjtën kohë kjo mirënjohje nuk më ka penguar dhe as mund të më pengojë të artikuloj mendime dhe qëndrime të cilat më duken të drejta. E kam bërë dhe do ta bëj pa ekuivok e pa agjendë, dhe pa humbur kurrë respektin për palën tjetër. Nëse dikush mendon se për shkak të mirënjohjes duhet hequr dorë nga liria e të menduarit ndryshe, është vetëm një skllav. Unë nuk kam për të qenë kurrë e tillë. Besoj që Partisë Socialiste nuk u hyjnë në punë skllevërit megjithëse duken më të lehtë për t’u menaxhuar. Lexuesi mund ta mendojë si të dojë pasi edhe kjo është pjesë e lirisë”
KOHA JONË SONDAZH

