FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot dita e dytë e samitit “Open Balkan”, 5 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes Ramës, Vuçiçit e Zaevit

Sot do të zhvillohet dita e dytë e samitit “Open Balkan” në Tiranë! Pas darkës zyrtare që zhvilluan një natë më parë në Elbasan, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sot do të nënshkruajnë 5 marrëveshje në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet është, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?