FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot mbahet Konventa Kombëtare e LSI

Ditën e sotme në orën 19:00 do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI.

Ndërkohë duke nisur prej sot Ilir Meta nuk është më president i republikës së Shqipërisë, pasi ditën e djeshme në këtë post u betua Bajram Begaj.

Meta prej kohësh e kishte treguar se kërkonte të rikthehej në politikën aktive të vendit duke shprehur haptazi se nuk ishte dakord me politikat e ndjekura nga mazhoranca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fundit të mandatit të tij në krye të shtetit, Meta është përplasur vazhdimisht me mazhorancën që edhe ndërmori votimin në Kuvend për ta shkarkuar nga posti i presidentit, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi kundër vendimit të marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në komentet e tij në rrjetet sociale dhe në fotot e postuara në facebook, Meta e ka cilësuar si një “Agim të ri” rikthimin e tij në politikën aktive të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?