Sot mbledhja e radhës e Open Balkan. Vuçiç vjen në Tiranë, por pritet me protesta
Ditën e sotme zhvillohet në Tiranë mbledhja e radhës në kuadër të nismës Open Balkan. Kryeministri Edi Rama do të presë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ndërkohë, po sot, ish-kryeminstri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë, pasi sipas tij ardhja e presidentit serb është kërcënim për interesat e vendit tonë. Berisha thotë se “Ballkani i Hapur” është një projekt serbo-rus dhe Rama ka mbështetur Vuçiçin, në çështjen me Kosovë, sepse “ky projekt ka një qëllim, ndarjen e Kosovës”.
Prandaj, agjenda e “Open Balkan”, që do të mbahet këtë të hënë dhe të martë do të përshtatet për mos të patur incidente me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara, për arsye sigurie, udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në Beograd, e Shkup.
KOHA JONË SONDAZH

