FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot pedagogët në protestë kombëtare, Rama i prerë: S’do ketë më rritje pagash deri pas daljes nga dimri

Ditën e sotme pedagogët kanë paralajmëruar se do të dalin në protestë kombëtare, dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke thënë se nuk do të ketë rritje pagash për ta deri pas daljes nga dimri.

Në vijim reagimi i plotë i Ramës në rrjetet sociale:

Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?