Spahiu: Jo protesta por qeverisë edhe hurin ti vësh, e kanë pak

Duke marrë shkas nga raporti se Shqipëria kryeson në Europë për përqindjen më të lartë të të rinjëve pa punë, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se kjo është ”dhuratë” nga Rilindja për rininë shqiptare. Nga ana tjetër, Spahiu rendit edhe: Papunësi, trafiqet, drogën, krimin, emigrimin, varfërinë dhe korrupsionin, si faktorë që për të kjo qeveri e ka shkatërruan vendin.

Postimi i plotë

Ja dhe “dhurata” e Rilindjes për rininë shqiptare!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.

Është Organizata Ndërkombëtare e Punës që na sjell të dhënat e situatës së të rinjve në Europë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.

Rilindja hoqi të kuqen nga flamuri i PS por ja vuri Shqipërisë si damkë në hartën e Europës.

Kryesojmë për:

Papunësi
Trafiqe
Drogë
Krim
Emigrim
Varfëri
Korrupsion

Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?