SPAK jep pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare për Sonila Qaton ish-drejtoreshën e ARRSH-së dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Për Admir Pahumin, SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Nikollaq Mihalin SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Miranda Shkurtin 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Arbër Trokën, SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Almir Hoxhajn, SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera të mos ketë funksione publike.

Për Arjana Hasanin, SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Ata dyshohen për shkelej të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?