SPAK kërkon një vit burg, kryeabashkiaku socialist paraqitet në GJKKO
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa pritet që të njihet me vendimin e gjykatës për akuzën ndaj tij.
SPAK ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun lidhur me akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas akuzës, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e PS, ku edhe rezultoi fitues.
KOHA JONË SONDAZH

