SPAK rrëzon PS-në, shpall moskompetencë për hetimin e 21 janarit

SPAK ka shpallur moskompentencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Mësohet se SPAK e ka kaluar çështjet për hetim Prokurorisë së Tiranës.

Kallëzimet e PS-së në Prokurorinë e Posaçme erdhën pas publikimit në media të disa transkriptimeve të një audio-përgjimi në të cilin tregohej komunikimi mes gardistëve ditën e 21 janarit, kur 4 persona mbetën të vrarë bulevardin kryesor të Tiranës. PS kërkoi që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin.

SPAK-u ia kaloi topin prokurorisë së Tiranës.

SHKARKO APP