Petrit Vasili: Rama shantazhon shqiptarët me vaksinat, ndaj SPAK të nis hetimet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje SPAK-ut që të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit po shantazon shqiptarët me vaksinat anti-covid, nëse Rilindja humbet më 25 prill. ”KQZ-ja të veprojë, boll mbylli sytë përpara këtij horri sadist që nuk kursen as shëndetin e shqiptarëve për karrigen e qelbur të tij. Shqiptarë ndëshkojeni në mënyrë të pamëshirshme këtë sadist me votën tuaj më 25 prill”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë 

Rama një kriminel, që shantazhon shqiptarët me vaksinat. Edi Rama shantazhon në mënyrë kriminale shqiptarët e thote: S’ka më doza kështu si tani po ikëm ne!”

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK të fillojë menjëherë hetimin dhe arrestojë këtë kriminel, që guxon të shantazhojë qytetarët me shëndetin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

KQZ të veprojë, boll mbylli sytë përpara këtij horri sadist që nuk kursen as shëndetin e shqiptarëve për karrigen e qelbur të tij. Shqiptarë ndëshkojeni në mënyrë të pamëshirshme këtë sadist me votën tuaj më 25 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?