Spartak Braho-Nishanit: Rikandidimi, ëndërr në sirtar

Disa ditë më parë në një intervistë televizive presidenti i shtetit, Bujar Nishani u shpreh do të kandidonte për një mandat të dytë, por për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho, mbetet thjesht një “ëndërr në sirtar”.

Braho shprehet se presidenti ka përcjell mesazhe përçarëse dhe shumë veprime të tij kanë qenë të pasakta politikisht e ligjërisht. “Kjo është një ëndërr e parealizueshme për këtë President. Dikush i ka thënë që është kryetar i Partisë Demokratike. Mjaft veprime të tija, jo vetëm kanë qenë të pasakta ligjërisht dhe politikisht, por kanë përcjellë mesazhe përçarjeje”, ka thënë Braho.

Në cilësinë e kreut të komisionit të sigurisë, Braho e quan shqetësuese çështjen e përgjimeve dhe kërkon që ato të goditen me ashpërsi. Përgjimet nuk duhet të përdoren për qëllime politike shton ai. “Mandatin tjetër, Rama apo kushdo që do të drejtojë qeverinë ta shikojë këtë punë me seriozitet. Përgjimet e paligjshme duhen goditur me ashpërsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet kuptuar që çdo përgjim është i nevojshëm, por kur realizohet për interesa të shtetit”, tha ligjvënësi i LSI-së për “Ora News”. Për kultivimin e kanabisit Braho kërkon t’i jepet fund njëherë e mirë këtij fenomeni që thotë se ka përzier varfërinë me grupet kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?