Spartak Braho zëvendëson Tahirin, ish-deputeti pranon të rikthehet në parlament
Nuk u fut në zgjedhjet e 25 qershorit, por pas vakancës së krijuar nga dorëzimi i ish-ministrit Tahiri, Spartak Braho rikthehet në parlament.
Pas vakancës së krijuar nga dorëzimi i mandatit të Saimir Tahiri, Braho ka pranuar mandatin e deputetit.
KQZ do të vendosë nesër për vakancën e krijuar nesër në orën 13:00.
Spartak Braho ishte i 19-ti në listën e PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar. Aktualisht, Braho është këshilltar për parlamentin në kryeministri. /BW
KOHA JONË SONDAZH

