Spartak Ngjela: Berisha dhe korrupsioni janë bashkuar me Athinën
Nga Spartak Ngjela/Ish kryeministri grek Samaras, kërkon të stigmatizojë Shqipërinë dhe Ramën, kurse ministri i Financave të Gjermanisë Volgang Shojble, i kujton Greqisë falimentimin e saj të shpejtë.
l.”Na kërcënon Shqipëria dhe Rama”, tha dje Samaras duke nënkuptuar forcën greke përballë kërkesës së Shqipërisë për genocidin grek kundër çamëve.
Por gjithmënë historitë e padrejtësive të pushtuesëve kanë qenë identike nga forma, kjo është arsyeja që edhe Milosheviçi, kur Shqipëria ngriti zërin për të drejtar e kosovarëve në Kosovën e pushtuar, tha: “Jugosllavia e merr Shqipërinë me shoqatën e gjyetarëve”. Por ja që ishin shqiptarët që fituan Kosovën e pushtuar me Apashët amerikanë.
Por, sot, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, për të drejtat e shkeluara të shqiptarëve nga korrupsioni vendas, foli fare hapur.
Rjedhat historike kundër padrejtësive, kur fillojnë, përfundojnë në eliminimin e drejtësisë së shkelur. Sipas kësaj aksiome, sigurisht që do të jenë shqiptarët që do të fitojnë të drejtat edhe kundrejt korrupsionit shtetëror në Shqipëri, edhe për Çamërinë, dhe jo ushtritë pa para të Samarasit.
ll.Po ke parë ti që Berisha dhe korrupsioni janë bashkuar me Athinën. Sigurisht: si Ahmet Zogu në vitin 1924 kur shkoi në Beograd. Por, tani edhe Samarasi, edhe Saliu e dinë që janë dy aleatë e mëdhenj të Shqipërise: USA dhe Gjermania që drejtojnë procesin kundër padrejtësive në Shqipëri. Dhe grekët e dinë gjithashtu që Saliu është një nga kolonat e padrejtësisë në Shqipëri. E shihni si bashkohet padrejtësia antishqiptare me pushtimet territoriale që i janë bërë Shqipërisë?
Kot e kanë, dhe fare kot: politika perëndimore do aleancë me të gjithë botën shqiptare në Ballkan – domethënë me Shqipërinë territoriale. Dhe ministri gjerman, Shojbe, i kujtoi Greqisë sot që borxhi i saj kundrejt Berlinit është 350 miliardë Euro.
KOHA JONË SONDAZH

