FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spartak Ngjela në Top Channel: Edi Rama duhet të ikë urgjent

Në emisionin “Open” te Top Channel Spartak Ngjela tha ndër të tjera se na ka gjetur belaja e madhe me këtë Edi Ramën pasi nuk mund të jetë kryeministër. Më pas avokat Ngjela shtoi se Edi Rama duhet të largohet urgjent si kryeministër, pasi PS-ja ka plot figura të nivelit të lartë për të drejtuar qeverinë.

“Vendimi i Holandës është shqetësues, është çështje e rëndë. Lërë se ç’thotë Rama dhe opozita. Si thotë kryeministri që janë 102 veta që janë gënjyer? Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen! Pse nuk shkoi të flasë me të vetët në Holandë? Ky (Rama) flet pa rregull fare”, deklaroi Ngjela.

“Ata kanë fakte kundër qeverisë sepse qeveria analizohet, jo populli shqiptar. Ai duhet të shkonte 10-15 ditë atje, nëse nuk i bindte dot, të kthehej e të jepte dorëheqjen”, shtoi Ngjela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?