Spiropali pret drejtuesit e Shoqatës të ish të Përndjekurve: Çështja juaj, prioritet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, Kryetarin Et’hem Fezollari dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Aleksandër Marku.

Spiropali diskutoi me Fezollari dhe Marku mbi disa propozime konkrete të Shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.

Këto çështje po i trajtojmë me preokupim maksimal institucional, moral e njerëzor dhe respektin për vuajtjet dhe sakrificat e kësaj shtrese gjatë regjimit komunist. Kuvendi po punon dhe do të bashkëpunojë me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe njëkohësisht nxit e monitoron institucionet shtetërore për të plotësuar të gjitha detyrimet për mbështetjen e ish të përndjekurve”, u shpreh Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?