Studentët: Nuk mjafton dorëheqja e Nikollës dhe as ministrave të tjerë

Studentët: Nuk mjafton dorëheqja e Nikollës dhe as ministrave të tjerë

Studentët vijojnë protestën sot para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë deklaruar se edhe nëse Ministrja Lindita Nikolla jep dorëheqjen kjo nuk ndryshon asgjë në kërkesat e tyre. Ata thanë se edhe sikur shumë ministra të tjerë të japin dorëheqjen ata nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e gjithë kërkesave të tyre për arsimin.

Gjatë ditës së sotme ministrja Nikolla ka bërë disa tentativa për të negociuar me studentët. E ndihmuar dhe nga një grup i të rinjëve të PS që ndodhen në protestë për ta përçarë tubimin, Nikolla ka folur për negociata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por studentët nuk kanë pranuar takim dhe kanë deklaruar se qeveria ka vetëm dy rrugë, ose të pranojë kërkesat ose ata do radikalizojnë protestën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka negociata me ministren Nikolla dhe as me një ministër. Revolucion deri në fund”,- thanë disa prej studentëve që marrin pjesë në protestën para Ministrisë së Arsimit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?