Studentët pranojnë ndërhyrjen e PS në protestë: Nuk i përzumë ne banorët e “Astir”

Incidenti që ndodhi më banorët e Unazës së Re gjatë protestës së sotme të studentëve edhe nga vet studentët pranohet si një ndërhyrje e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Lëvizja për Universitetin, një organizatë që ka rol kryesor në këtë protestë në një sqarim në Faebook shpjegon se ata nuk janë kundër banorëve të Unazës së Re që protestojnë kundër qeverisë për rrëzimin e shtëpive.

Ata thonë se banorët e Unazës së Re janë të mirëpritur në protestë. Ndërsa shtojnë se tubimi i tyre ka qëllim të mos përfshijë asnjë parti politike.

Paraditen e sotme banorët e Unazës së Re erdhën të protestonin në mbështetje të studentëve. Por një grup studentët, që tashmë janë identifikuar si anëtarë të forumeve të Partisë Socialiste, në mënyrë arrogante i larguan nga tubimi. Ishte ky moment në protestë, kur u shfaqën dhe forcat e Policisë së Shtetit që vendosën një kordon mes banorëve të Unazës së Re dhe studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Lëvizjes për Universitetin: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpifësit e partive politike po përhapin lajme të rreme mbi veprimtarinë e aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin. Asnjëri prej nesh, në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e banorëve të Astirit nga protesta. Madje ditën e parë të protestës e kemi duartrokitur bashkërisht njërin prej banorëve që po solidarizohej me kërkesat e studentëve. Ne mendojmë se qeveria, ashtu siç po cenon të drejtat e studentëve për arsim, po shkel edhe të drejtën jetike të banimit të banorëve të Astirit duke u prishur shtëpitë.

Ne jemi kundër të gjitha partive politike!
Ne jemi për universitetin, për shoqërinë!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

*Pamjet e mëposhtme tregojnë se asnjëri nga zhurmuesit nuk është aktivist i Lëvizjes Për Universitetin.

Në foto ata që sipas studentëve përzunë banorët e Astir  

http://www.kohajone.com/2018/12/08/skandali-te-rinjte-e-fresh-perzune-nga-protesta-e-studenteve-banoret-e-unazes-se-reskandali-te-rinjte-e-fresh-perzune-nga-protesta-e-studentev-banoret-e-unazes-se-re/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?