Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studentët “prejnë” kokat e qeverisë, ja ministrat që largohen

Politikë E premte, 17 Shtator 2021 04:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Revolta që shkaktoi kauza e banorëve të Astirit, banesat e të cilëve rrezikojnë falë projektit të dyshimtë për zgjerimin e Unazës së Re, e cila u përshkallëzua në lëvizjen e studentëve, protesta e të cilëve tronditi gjithë shoqërinë shqiptare, jo vetëm politikën, korr “frutet” e para.

Duke marrë shkas nga problematikat që u denoncuan me forcë dhe pakompromis nga studentët, detyroi kryeministrin Edi Rama të bëjë reflektimet e nevojshme në kabinetin e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 7 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Konkretisht Rama shkarkoi pas 3 javësh protesta poshtë zyrës së tij Lindita Nikollën nga posti i ministrës së Arsimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u nisur nga dështimi i negociatave me Greqinë dhe çeljen e negociatave në Bashkimin Europian, vendosi të shkarkojë Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit të Jashtëm.

Po ashtu kriza ekonomike që ka përfshirë shqiptarët detyroi Edi Ramën të shkarkojë kreun e financave shqiptare, Arben Ahmetaj.

Problematikat e dala nga politika e koncensioneve dhe PPP-ve që kulmuan me tenderin e Unazës së Re, duket se ka qenë dhe vija e kuqe mes Ramës dhe Gjiknurit.

Po ashtu një tjetër figurë e anatomuar jo vetëm nga artistët, por edhe nga opozita është Mirela Kumbaro e cila duket se nuk e ka mirëmenaxhuar çështjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin protestohet prej më shumë se 7 muajsh.

Argumentimi i kryeministrit Rama për lëvizjet në Qeveri

Ministrja e parë është ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

Rama u shpreh: Nuk diskutohet se ministrat që do largohen sot kanë një rol tejet pozitiv në atë që ne kemi bërë. Do të ishte e pavërtetë nëse do thuhej që sot ndryshimet vijnë si rezultat i ndryshimit, jo vjen si rezultat i nevojës për të arritur te mandati i tretë.
Dua ta filloj me Linditën. Sepse e vërteta nuk është kjo që duket “.

Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur,”

Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.

Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.

Damian Gjiknuri  – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit.

Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti.

Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.

Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtuar.

Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër.

/Koha Jonë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.