Studentët: Protesta vendimtare do jetë më 11 dhjetor

Në protestën e së nesërmes të ftuar nga studentët që t’i bashkohen janë pedagogë, gjimnazistë, prindër e çdo qytetar.

Studentët në faqen “Për Universitetin” shkruajnë se protesta vendimtare do të jetë me datë 11 dhjetor, si dhe i kërkojnë qeverisë që të mendohet mirë. Ndërsa partive politike i bëjnë thirrje  që të mbajnë duart larg.

Reagimi i studentëve:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër, ora 09:30, sa më të shumtë e të bashkuar para Korpusit, te sheshi ”Nënë Tereza”! Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë, të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme!

Swiss Digital Mobile Reklama

Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin!

Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?