S’u mbijetoi plagëve, Basha: Lutem që shpirti i Major Klodian Tanushit të prehet në paqe

Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

Ai humbi jetën mbrëmjen e sotme vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetare Zarife Hasanaj.

Pas lajmit të kobshëm ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në Facebook, kreu i opozitës shpreh hidhërimin për humbjen e major Klodian Tanushit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i Bashës:

Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?