Sulmi i medias greke, Nikolla: Mimi ti je modeli ynë!

Një ditë pas lajmit publikuar nga një portal grek, që fyente ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka reaguar një tjetër grua e kabinetit Rama.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka postuar një mesazh mbështetës në profilin e saj në Facebook, duke shkruar se përballë shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë, ajo zgjedh të bërtasë fort, “Mimi je modeli ynë”.

Postimi i Nikollës

Swiss Digital Desktop Reklama

Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj ne politike. Sa shume flitet e debatohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po per grate qe jane ne politike? Flitet po aq shume. Por paradoksisht, edhe me gjuhen e shpifjes, denigrimit dhe poshtersise.

Dikush neveritet, dikush perpiqet te nxjerre ndonje perfitim, dikush zgjedh te heshte.

Une sot bertas fort: Mimi je modeli yne!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?