Tabaku ironizon ministren e Turizmit: Vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur!

Ka vijuar me debate interpelanca e ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Deputetja pretendon se në aeroportin e Vlorës është ndërtuar pa lejë në zonën e mbrojtur. Tabaku thotë se është prekur lumi i Vjosës dhe se qeveria ka shkelur ligji. Kumbaro nga ana tjetër i ka thënë se PD kur ka qenë në pushtet nuk ka pasur asnjë zhvillim ndaj PS votohet për herë të tretë.

“E dashur Mirela asnjë hall s’kam pasur me asnjë kontratë koncensionare. Po pyetjes a jeni gati për t ë ndërtuar një aferë korruptive nuk iu përgjigje. Vetë e përmende vetë e the që do të ndodhë një ndërtim në zonën e mbrojtur. unë mendoj se hallet duhet t’iu diskutosh me dikë tjetër jo me mua. Pas dështimit të dy tenderave ndërkombëtar, ky proces rezulton me një vendim numër 10, këshilli kombëtar i territorit për miratimit të zonave të mbrojtura. dhe rezulton se është prekur lumi i Vjosës por nuk thatë sesi mund të preket një zonë e mbrojtur duke e thënë që është e mbrojtur. Në rastin konkret dhe leja e zhvillimit është dhënë para kësaj deklarate, nuk ka leje ndërtimi. Shumë halle kjo qeveri. Vë re që qeveria ka pasur qëllim ta shkeli ligjin. Një ministre mjedisi që vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur i cili sipas saj është i vetmi i egër në Evropë”, tha Tabaku.

“Unë di të them që kur keni qene ju në pushtet nuk i keni bërë këto zhvillime. Prandaj votohemi për të tretën herë dhe këtë se vendosni ju. Sa i përket akuzës sikur kemi bërë sa kemi shtuar me lejoni t’iu tregoj në foto të dyfishuar, ashtu si parkun e Llogorasë. Mund tua jap edhe dhuratë këto fotografi, mirë është të bëjmë dhe cik dhurata për të mësuar për gjeografinë. Sa për akuzat për korrupsion keni vend ku i çoni unë atyre nuk i jap përgjigje sepse janë të pabaza”, tha Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?