Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC).

Duke e krahasuar me modelin italian, Tabaku tha se nuk është e qartë se cilit institucion i referohet kryeministri.

“Cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.
Dallimet janë thelbësore”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku theksoi se në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë, Tabaku theksoi se në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon, për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike.

“AIC bën të kundërtën, duke ndërhyrë aty ku tregu funksionon më së miri dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme të sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë, qeveria shqiptare është njëkohësisht edhe lojtari që ndërton, edhe arbitri që firmos për veten, ndërsa rreziku financiar i kësaj skeme nuk shfaqet sot në buxhet, por u lihet shqiptarëve si faturë për nesër”, vijoi ajo.

Tabaku iu referua vendimit të Këshillit të Ministrave, ku qeveria ia kaloi godinën e ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” Korporatës Shqiptare të Investimeve.

“Një pronë publike me funksion social iu hoq fëmijëve jetimë përmes një firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencë. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetëror, por si një pronar i keq: hoqi fëmijët nga godina, i zhvendosi në periferi dhe e nxori pronën nga funksioni i saj social”, u shpreh ajo. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?