Tafaj: Merkeli përsëriti mesazhin e Krichbaum, po kancelares çfarë do i thotë Rama?

Deputeti i Partisë Demokratike Myqerem Tafaj pyet kryeministrin Edi Rama po tani çfarë do i thotë për kancelaren Angela Merkel e cila, sipas tij, përsëriti qëndrimin e deputetit të mazhorancës gjermane Krichbaum që shprehu pak ditë më parë në Tiranë.

Ish-ministri i Arsimit akuzon kryeministrin dhe stafin e tij për denigrimin që u munduan ti bënin kryetarit të Komisionit për Cështjet Europiane në Bundestag, Z Krichbaum, duke thënë se ai nuk përfaqësonte qëndrimin e qeverisë gjermane.

Komenti i deputetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja Merkel i përsërit të njëjtat kushte Ramës që ia tha troç edhe Krichbaum në Tiranë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelarja Merkel i tha qartë Ramës: zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së!

Po tani çfarë do të thotë Rama? Tani Rama mund të thotë prapë është mendimi personal i Zonjës Merkel dhe jo i Qeverisë Merkel?!

Kryetarin e Komisionit për Cështjet Europiane në Bundestag, Z Krichbaum, Kryeministri Rama me të tijët, jo vetëm që donin ta delegjitimonin si kryetar komisioni dhe e paraqitën si një deputet individ i CDU, por thuajse e shpallën edhe armik të integrimit të Shqipërisë!

tafaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?