Tahiri flet për lirimin e Lul Berishës: Frikë nga Vetingu

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur ditën e sotme për lirimin e Lul Berishës, kreut të Bandës së Durrësit. Ai ishte në të njëjtën linjë me ambasadorin Donald Lu, duke thënë se vendime të tilla të gjykatave dekurajojnë Policinë e Shtetit.

“Lirimi i tij të shërbejë si kambanë alarmi për ata që pengojnë vetingun. Ky proces është i vetmi që mund të pastrojë gjyqësorin nga korrupsioni. Këto vendime janë shprehje e atyre që bëjnë zullume për shkak të vetingut”, tha Tahiri.

Ai gjithashtu, në këtë 70-Vjetor të Policisë Rrugore, tha se nga 1 janari 2017, do të aplikohen gjobat progresive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, ata që shkelin më shumë rregullat e qarkullimit rrugor do të gjobiten më shumë, ndërsa ata që bëjnë rrallë shkelje do të kenë gjoba më të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?