DEBATET/Tahiri largohet nga komisioni hetimor: Nuk kam kohë për të humbur
Pasi ka refuzuar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me pajisjen e përgjimit IMSI Catcher, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është larguar nga komisioni.
Ai tha se nuk kishte kohë për të humbur dhe injoroi kërkesën e komisionit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të dëshmitarëve. Prokuroria dyshon se IMSI Catcher është futur në Shqipëri në shkelje të ligjit dhe është përdorur po në shkelje të ligjit nga policia e shtetit për të kryer përgjime përgjime të paligjshme të krerëe të disa institucioneve. Përdorimi i kësaj pajisjeje në shkelje të ligjit përbën cënim të sigurisë kombëtare.
Pyetje-pergjigjet
Noka: Qytetarët dhe ligji duan të dëgjojnë dëshmitarin sesa debatet mes deputetëve në komision. Zoti dëshmitar jeni në dijeni rreth hyrjes së një pajisje të quajtur Imsi Catcher në vend, po ose jo?
Tahiri: Cila ishte pyetja, më fal.
Noka përsërit pyetjen
Tahiri: Jam në dijeni për cdo cështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës sime në bazë të ligjit, për cdo cështje tjetër ju këshilloj ti referoheni institucioneve përkatëse.
Noka: Nuk jeni të më këshilloni mua, por të përgjigjeni, lëri këshillimet jep sqarimet.
Tahiri: Nuk ke faj, është cështje teknologjike, ka hetim nga prokuroria drejtohuni atje dhe merrni të dhëna.
Noka: Mos harro, jeni thirrur si dëshmitar, jeni dijeni për futjen e pajisjes.
Tahiri: Bëni kallëzim penal ndaj meje jam i gatshëm kjo është përgjigja ime.
Noka: Në një emision televiziv, në TCH, keni deklaruar se në Shqipëri është futur pajisja dhe është përdorur vetëm për të gjurmuar numrat, i qëndroni?
Tahiri: Referojuni Sokol Ballës dhe asaj që kam thënë keni të gjitha përgjigjet.
Noka: Keni thënë se ajo është përdorur vetëm nga specialistët italianë dhe jo policia shqiptare, i qëndroni?
Tahiri: Referohuni përgjigjes që kam dhënë publikisht.
Noka: Në 12.6.,2015 në burgun 302 në librin e protokollit ekziston një numër protokolli e shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut makina me targë 11 380 BD me drejtues Entjol Xhelili, një nga dëshmitarët e thirrur për këtë cështje për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut, a keni dijeni dhe a është ai punonjës i policisë?
Tahiri: Referojuni hetimeve të prokurorisë.
Noka: Xhelili është punonjës i policisë?
Tahiri: Referojuni borderove të drejtorisë së Policisë.
Ndërhyn deputetin Pjerin Ndreu
Noka: Mos u mërzit Pjerin se ky njeh edhe rrobat e policisë, nuk ka nevojë ta ndihmosh ti. A është përdorur pajisja për trajnime apo për përgjime?
Tahiri: Përgjigja ime për cdo pyetje është referojuni hetimeve të prokurorisë.
Ndreu: Pyetjet që i bëni ju atij nuk kanë lidhje me detyrën e ministrit, asnjë detyrë e tillë e policisë së shtetit nuk urdhërohet ministri, ju keni qenë ministër vetë e pyesni ministrin pse është përdorur është absurde, a e njeh filan oficer, ke harruar detyrën që ke bërë në atë kohë.
Tahiri: Nuk kam kohë të humbas me politikën tuaj të ditës, kam shumë punë, kam shumë respekt për punën time.
Noka: S’u pyeti kush sa respekt keni. Suksese në jetë dhe shpjegoi qytetarëve pse shefi i CIA- nuk ju takoi
KOHA JONË SONDAZH

