Takimi për diasporën, Rama falënderon për pjesëmarrjen LSI-në, nuk kursen kritikat për PD

Kryeministri Edi Rama në një takim të organizuar për Diasporën dhe Migracionin, deklaroi se qeveria do të ndërmarr një projekt për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë kudo jashtë Shqipërisë.

Teksa i shprehu komplimente ministrit për Diasporën Pandeli Majko për projektin, Rama nuk kurseu falënderimet edhe për përfaqësuesit e LSI-së.

Mes të tjerash Rama theksoi se në këtë tryezë duhet të ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD-së, për interes më të mëdha ase ato politike, që lidhen me çështjet kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të falënderoj kolegun Pandeli Majko, i cili jo thjesht ka organizuar këtë tryezë kaq përfaqësuese, por që aty të gjendet një dokument i rëndësishëm që kemi synim ta çojmë ara. Regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që do dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri dhe me të njëjtin sens të interesit të përbashkët që përfaqësuesit e kësaj pjesë të opozitës iu përgjigjen ftesës, të kishim këtu përfaqësuesit e opozitës kryesore, të PD. Pasi kjo është një nga ato temat që nuk kanë qasje as majtas dhe as djathtas, por edhe kombëtare. Falënderoj edhe përqafuesit e vendeve mike partnere që janë të pranishme.”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?