Takimi Rama-Merkel, Balla jep detaje: Vettingu kushti i vetëm për hapjen e negociatave

Balla theksoi më tej se kushdo që është kundër nisjes së zbatimit të ligjit të vettingut është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Çfarë u tha në takimin e kryeministrit me kancelaren Merkel?
Balla: Sot ka dy lajme të mira, më i miri është dita e Pavarësisë por kemi edhe një lajm të mirë të rikonfirumuar nga kancelarja Merkel. U tha shumë qartë se Gjermania është gati të mbështesë rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, sapo të ketë nisur zbatimi i vettingut. Gjermania mbështet pozicionin e komisionit evropian. Javën e kaluar u fol për 7 kushte, por ka 5 prioritete dhe 1 kusht. Kushti është zbatimi i ligjit të vettingut. Ky është një lajm i shkëlqyer që Shqipëria mori nga Berlini dhe një mike si zonja Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Merkel përmendi edhe zgjedhjet në fjalën e saj, çfarë opinioni keni jo për këtë?
Zgjedhjet e radhës janë pas 6 muajsh, këtë e dinë të gjithë. Kancelarja theksoi se në vendet që aspirojnë BE, gjithmonë para zgjedhjeve kërkohet angazhim nga gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme. Kancelarja u ndal vetëm në 5 prioritetet e përcaktuara, kujtdo që do të kapet me fjalët e kancelarës do ti siguroja që janë vetëm prioritetet dhe 1 kusht. Kush është kundër vettingut është kundër integrimit. Nëse deri në 15 dhjetor do ketë filluar zbatimi i vettingut, këshilli do t’i kërkojë komisionit evropian të raportojë në çfarë faze jemi, nëse do ketë filluar zbatimi i tij do kemi mundësi për fillimin e hapjes së negociatave. Në momentin më të parë komisioni i raporton këshillit dhe këshilli do japë “ok”. Trajektorja është e qartë, duhet të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi në tërësi, më thelbësori është ligji i vettingut.
/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?