Taksa për biznesin, Kryemadhi: Në Tiranë rrezikojnë të mbyllen 34 mijë biznese
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në Ora News në emisionin e Artur Zhejit ka folur në lidhje me taksat e reja që do të vendosë qeveria Rama. Sipas saj, nëse vendoset TVSH-ja për biznesin e vogël, atëherë mijëra familje do të mbesin pa punë.
“Shqiptarët janë gjithmonë e më keq. Mendo se çfarë do të ndodhë me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël.
Vetëm në qytetin e Tiranës 34 mijë biznese rrezikojnë të mbyllen.
Dhe sikur nga një person të kenë të punësuar do të thotë 34 mijë njerëz që dalin në rrugë”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

