FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talebanët pushtojnë Kabulin, dorëzohet qeveria: Do të ketë një transferim paqësor të pushtetit

Talebanët tashmë kanë hyrë brenda në Kabul.

Al Jazeera konfirmon se udhëheqësi i grupit ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të luftojnë dhe se kush dëshiron që të largohet nga qyteti do t’u jepet mundësia për kalim të sigurt.

“Ai tha se ne nuk kemi ndërmend të luftojmë, se ndërtesat qeveritare janë të sigurta dhe se ata janë udhëzuar që nëse dikush dëshiron të largohet nga qyteti, atyre duhet t’u jepet kalim i sigurt”, shkruan Al Jazeera referuar burimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ministri afgan i Punëve të Brendshme Abdul Sattar Mirzakëal tha se do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” te një qeveri kalimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?