FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla: Kemi mbajtur shënim ministrat që nuk erdhën në bazë!

Edi Rama flet me gojën e Taulant Ballës. “Në radhë të parë ishim të fokusuar në një raport për turin e llogaridhënies, në çdo njësi të Shqipërisë, ku kishim mbajtur gjithçka shënim, edhe ministrat që nuk morën pjesë. Do nisim një fushatë të re anëtarësimesh, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. Ne jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm dëgjesash, ku kryetarët vendorë, apo anëtarët e këshillave bashkiakë do rikthehen në çdo komunitet për të dëgjuar e mbajtur shënim sepse për ne është shumë e rëndësishme të kemi vëmendjen te njerëzit”, tha Balla.

Ai po ashtu u shpreh se PS mbetet e hapur për dialog me PD për çdo çështje.

“Ne nuk mund të humbim kohë me tre konferenca për shtyp të PD në ditë me shpifje, ne e kemi vëmendjen te ata që na kanë votuar. Por, për ne dialogu me ozpoitën është thelbësor. Për shpifjet nuk japim dot përgjigje, për çështjet e tjera ofrojmë dialog konstruktiv”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha më tej se “Kemi marrë miratimin e Kryesisë për të reformuar Sekretariatin për një organizim më të mirë elektoral”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra kryeministri bëri paralajmërim për ministrat që ka në mendje për ti lëvizur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?