Taulant Balla: Kemi një kusht, negociojmë vetëm me grupet parlamentare për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka refuzuar një kërkesë të kreut të PR-së, Fatmir Mediu për të përfshirë të gjithë deputetët e Kuvendit në procesin e konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas Ballës, ashtu siç e përcakton edhe Rregullorja e Kuvendit, diskutimi do të bëhet vetëm mes grupeve parlamentare, çka lë të kuptohet se grupi i ish-kryeministrit Berisha nuk do të jetë i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar mbi procesin.

E rëndësishme është që i gjithë procesi nga dita e parë deri ditën e fundit të jetë sipas Kushtetutës. Tradita parlamentare është e konsoliduar për këtë proces. Për t’iu përgjigjur Mediu për një proces partiak dhe gjithëpërfshirës, procesi do të jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm me grupet parlamentare. Ky është kushti i vetëm që ka PS. Se ç’bëni ju në krahun tuaj të opozitës për të ardhur një treshe përfaqësuese, bini dakord ju, por i gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend. Rregullorja e kuvendit ka përcaktuar grupet parlamentare si të vetmet organizime të mirëfillta të Parlamentit. Opozita brenda vetes ka proceset e veta, edhe maxhoranca ka proceset e veta”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?