FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla mohon debatet në PS: Janë thashetheme

 

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS­-së, Taulant Balla, ka mohuar që në të ketë pasur debate mes deputetëve socialistë në një takim me drejtuesve të qarqeve dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në lidhje me propozimet për të shtyrë punimet e Kongresit.

“Nuk jam këtu për të komentuar thashethemet. Janë terësisht thashetheme dhe nuk besoj se kjo është çështja e ditës për politikën shqiptare”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, i pyetur nëse ekonomia ka nevojë për impulse të reja, sikurse kërkoi aleati Ilir Meta duke deklaruar se ekonomia mund të rritet nëse investimet shkojnë në sektorët kyç, Balla u përgjigj: “Impulset ekonomike të qeverisë sonë dhe hapat e ndërmarrë deri sot janë hapa të cilët nga gjendja ku e gjetëm po fillojnë të japin indikatorë pozitivë, kjo nuk ka asnjë dyshim. Lufta kundër informalitetit është gur themeli i një ringritje të ekonomisë sonë. Ata që në fund të këtij proçesi do të jenë përfituesit e drejtëpërdrejtë, janë bizneset e ndershme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse për liderin e opozitës Lulzim Basha, Balla tha se i ka disa borxhe drejtësisë, ndërsa sipas tij, i vetmi që nuk do një reformë në drejtësi është ish­kryeministri Berisha. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?