FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla: Qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë! Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet e tij sociale për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.

Sa shumë herë na ka rënë rasti të takojmë të huaj kudo në glob dhe kur i jemi prezantuar se vij nga Shqipëria të na thonë: “ah qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë”. Kolosi i letërsisë botërore u nda sot nga ne vetëm fizikisht, ndërsa emri i tij dhe i Shqipërisë sonë do të jenë bashkë përgjithmonë. Mirënjohje Ambasadorit të përjetshëm të Shqipërisë.
‘ Nuk do ta harroj kurrë mesazhin e fundit të para pak ditësh prej tij, me disa rreshta por me shumë mësime brenda. Kishim lënë të takoheshim për një kafe për ta vijuar atë mesazh“, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?