Tavo: Edhe gjatë pandemisë qeveria mendoi për tenderat, jo për vaksinën

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo thotë se mbetja e Shqipërisë jashtë skemës së vaksinimit për koronavirusin është dëshmi e dështimit të kësaj mazhorance.

Tavo shprehet se edhe gjatë pandemisë, qeveria “Rama” mendoi për tendera dhe jo për tu bërë pjesë e projekteve kundër koronavirusit.

“Ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në vendet e BE dhe më gjerë. Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon me propagandë, me PPP, tendera dhe projekte imagjinare në 3D.  Duhet një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin. Jo një sekt arrogant, i paaftë dhe i papërgjegjshëm që ka vetëm një mision: të zhvasë sa më shumë popullin e vet, edhe në kohë pandemie, vetëm për të pasuruar veten dhe oligarkët e saj”,- deklaron Vangjel Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?