Të rinjtë “mbjellin” kanabis tek dera e Kryeministrisë: “E ruan vetë Rama” (FOTO)

Në një kohë kur droga e Shqipërisë ka zënë faqet e para të raporteve dhe shtypi ndërkombëtar flet për këtë fenomen, disa të rinj të PD-së në shenjë proteste kanë kryer diçka të pazakontë para Kryeministrisë.

Së bashku me sekretarin organizativ të PD-së, Ervin Salianji ata kanë ‘mbjell’ kanabis sattiva në disa vazo, pikërisht para institucionit më të lartë shtetëror.

Ata kanë dashur që të sjellin në fokus edhe problemin me hashashin në vend, i cili është kthyer tashmë në fenomen. Në vazo nuk ka kanabis të vërtetë por letër e printuar në formën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorja e kësaj proteste, Valbona Mhilli pohoi se kishin shkuar të mbillnin hashash para Kryeministrisë, pasi ishte i vetmi vend jo i zaptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi një grup te rinjsh te shkolluar por te papune. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternativa e qeverise por edhe toka ku mbillet droge është zaptuar nga kriminelet e lidhur me kryeministrin. Erdhem sot për të mbjelle kanabis tek dera e kryeministrit se është e vetmja toke e pazaptuar. Këtu edhe e kemi te sigurt qe do rritet me kujdes se e ruan vete Rama”, tha ajo.

15219412_1180386518703567_7997332379950251557_n 15232199_1180386585370227_770762033207726741_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?