Tenistja shkodrane, Gresi Bajri është fituesja e dy trofeve të turneut botëror të tenisit

“Tenistja shkodrane Gresi Bajri, është fituesja e dy trofeve të turneut botëror të tenisit për të rinj “Shkodra Open 2023”, që u zhvillua për një javë në Adriatik Tenis Park, në Shkodër.
Pas fitores së djeshme në finalen e garës dyshe bashkë me Alexandra Magia, Gresi Bajri ka fituar sot edhe finalen e garës individuale, për vajza. Ndërsa për djem fituesi i kupës është Danial Spasov nga Bullgaria.
Me finalet e sotme ka përfunduar veprimtaria më e madhe sportive e zhvilluar deri tani në Shkodër, me pjesëmarrjen e mbi 200 tenistëve të rinj nga disa vende të botës, organizuar na Shkodra Tennis Club, edhe me mbështetjen e Bashkisë dhe të disa partnerëve, e që për herë të parë përfshiu Shkodrën në hartën botërore të sportit të tenisit”-shkruan Benet Beci.

SHKARKO APP