Tension në komision, deputetët e PS ikin. PD kërkon…(VIDEO)
Partia Demokratike për disa javë ishte në bojkot ndaj punimeve të Komisioneve Parlamentare, por duket se strategjia ka ndryshuar. Të gjithë deputetët e PD-së janë në pranishëm në Komisionin e Medias, ku kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-ja Albana Vokshi, e nisi me video-përgjimit që PD-ja publikoi dje në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por socialistët kundërshtuan duke u shprehur se komisioni parlamentar ka një rend dite.
PD-ja kërkon që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen. Por pas përplasjes me deputetët e PD-së, përfaqësuesit e maxhorancës kanë braktisur sallën e Komisionit të Medias. Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho, u shpreh se ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen, pasi Kuvendi dhe Komisionet nuk do të ketë punime normale.
”Nuk është e zakonshme, ka prezencë të shtuar të grupit parlamentar të PD dhe qëllimi jonë është të shprehim gjendjen në të cilën është vendi. Në radhë të parë duhet të jeni ju deputetët e Vlorës pasi organizata kriminale që kanë gjetur strehë në këtë qytet duhet ti luftojmë bashkarisht dhe ti hapim vendit rrugën për integrim europian. Nuk shkohet në Europë me kriminelë, prandaj mos më ndërprisni. Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, prandaj nuk do të ketë punë normale të këtij Parlamenti, as komisione derisa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen”, tha Spaho.
Flamur Noka, deputet i PD-së ka thënë që nuk do të ketë zhvillime dhe hapa progresive nëse nuk jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Xhafaj, pasi në Shqipëri vuan populli dënime që nuk duhet ti vuajë, ndërsa persona që janë dënuar me vendim të prerë nga një gjykatë supreme.


KOHA JONË SONDAZH

