Tensione në kuvend, Balla: Skenar i PD, shpik arsye për bllokim
Sërisht tensione në seancën e kuvendit, aty ku deputeti i PD-së Flamur Noka, është përjashtuar nga kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi bllokoi foltoren e kuvendit, kur fjalën po e merrte deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.
Këtë situatë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar si skenar të mirëpërgatitur të PD-së. Në një prononcim për mediat nga jashtë kuvendit, ai e ka cilësuar sjelljen e PD-së, si skenar për të bllokuar punimet e kuvendit. Dje Basha, sot Noka, tha Balla.
”Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenar të parapërgatitur në çdo seance ku sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar Kuvendin. Në seancën kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij. Shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet”,-tha ai.
Balla më tej ka thënë se projektligji për pakicat kombëtare, ka kaluar me konsensus në komisionet përkatëse. ”Na vjen keq që PD është rikthyer një bllokimi që nuk i bën mirë Shqipërisë. Pr. ligji për pakicat ka kaluar përmes një konsensusi të plotë. Kështu e lexon PD votën e 25 qershorit. Fjala për procedure jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit të LSI”,-tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

