Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren! Spiropali: Garda të largohet, nuk kemi frikë nga këta
Seanca e fundit plenare në Kuvend është përfshirë nga debate, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ata kërkojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohet rendi i ditës.
Ndërkohë që fliste ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deputetët e opozitës bënin zhurmë duke përplasur tavolinat.
“Garda të largohet sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja. Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën.
Jo se nuk kemi c’themi, por ne respektojmë këtë parlament. Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar.
Vetëm kryeministri është përgjigjur me orë të tëra.
Sa herë këtu votohet populli shqiptar ua kthen përgjigjen me votë. Për respekt të publikut, në konferencën e kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelance me urgjencë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju. Por është përcaktuar nga gjykata kushtetuese”, tha Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

