FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensionohet situata në Kuvend, Noka bllokon foltoren. Ruçi e nxjerr jashtë

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e seancës së sotme plenare deputetin demokrat Flamur Noka.

Shkak u bë zaptimi i foltores së Kuvendit nga Noka pas ndërprerjes së fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po replikonte me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin e ri për pakicat kombetare.

Noka i ra dhe foltores dhe kërkoi nga Ruçi zbatimin e procedures. Pasi e paralajmëroi disa herë, kreu i Kuvendit e përjashtoi deputetin Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve kreu i Kuvendit vendosi që punimet të ndërpriten për të rifilluar pas pak minutash, deri në ç’tensionimin e situatës së krijuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, kemi të bëjmë me një skenar të parapërgatitur të PD-së për të bllokuar punimet e Kuvendit në çdo seancë plenare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?