Tërhiqet një tjetër kandidat i Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit

Një tjetër kandidat i PD-së së Alibeajt tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për kandidatin e Krujës, Sabah Sheta.

“Vendosa të mos bëhem pjesë e asnjë farse”, ka thënë Sheta në reagimin e tij pas tërheqjes si kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale.

Ja se çfarë shkruan, ndër të tjera, Sabah Sheta në reagimin e tij. “Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qytetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!”- thotë kandidati.

 

SHKARKO APP