Thaçi-Meta: Bashkëpunim për vlerat euroatlantike dhe perëndimore

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se gjatë vizitës në Tiranë u takova me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ku në fokus të bisedimeve,  ishte vlerat euroatlantike dhe perëndimore dhe bashkëpunimi mes dy shteteve tona.

Në një postim në Facebook, Presidenti Thaçi shprehet se: “Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar  demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”.

“Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HT”, shkruan Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?