Themistokli Gërmenji, më 10 dhjetor 1916, ringriti flamurin e vetqeverimit

Nga Edi Rama.

AMARCORD

Kjo fotografi që për fatin tonë është gjetur dhe ruajtur nga një dashnor i historisë, shfaq momentin e fjalës së heroit Themistokli Gërmenji, më 10 dhjetor 1916, plot 100 vjet më parë, kur ringriti flamurin e vetqeverimit të Shqipërisë për mbarë zonën e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mirënjohje përulemi përpara këtij akti të madh patriotik, mbajtur mbi supet e 14 burrave të krishterë e myslimanë, që nuk deshën vetëm një Korçë shqiptare, por edhe një shtet shqiptar në Korçë, me të gjithë atributet e një fuqie publike në mbrojtje të rendit e të përparimit dhe në shërbim të publikut e të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Republika autonome e Korçës nuk jetoi gjatë jo sepse dështoi në misionin e saj, por sepse pati një sukses që tejkalonte pritshmëritë, duke i shfaqur shqiptarët si një komb të denjë për tu vetëqeverisur në paqe.

Makinacionet që shkaktuan ekzekutimin e Themistokli Gërmenjit, nuk mundën, gjithsesi, të kthejnë prapa përparimin që bëri Korça gjatë kohës së vetqeverimit të saj, për tu bërë plotësisht shqiptare dhe plotësisht qytetare.

Lavdi heronjve dhe patriotëve të Korçës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?